75 Mall Live Search
21:53 / E Premte, 17 Mars 2023 / MSH

A do të ketë nënshkrime nesër në Ohër? Halil Matoshi flet për Indeksonline

Analisti i njohur, Halil Matoshi, është duke qëndruar në Ohër, atje ku nesër do të mbahet dialogu Prishtinë-Beograd.

Matoshi, në një intervistë të shkurtër për Indeksonline, ka shprehur parashikimet e tij për takimin e nesërm.

“Nesër konsideroj që do të jetë një negocim dhe një dialog goxha i vështirë, sepse shtizat mes delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë do të thyhen për atë që quhet “plani i zbatimit”, përkatësisht modeli i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe” tha Matoshi.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë është nënshkruar tashmë.

“Ne po shkojmë kah një normalizim, kah një çtensionim i gjendjes në Kosovë… nesër, me palën serbe, me ndërmjetësit e BE-së dhe mbikëqyrjen amerikane, do të negociojmë për kohën se kur do të zbatohet secili obligim i marrur” tha mes të tjerash Matoshi.

Ky është deklarimi i plotë i tij: