75 Mall Live Search
12:08 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / Gj. Sh

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Drenica – Prishtina

Sot zhvillohen dy ndeshje të vlefshme për javën e 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në Skenderaj, skuadra e Drenicës do të jetë nikoqire e Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Dy skuadrat janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve, pasi vendasit kanë dy humbje radhazi dhe mysafirët në tre sfidat e fundit kanë marrë vetëm dy pikë.

Kuqezinjtë kërkojnë të rikthehen te fitorja, pasi vetëm në këtë mënyrë do t’i largohen pozitës së fundit në tabelë.

Në anën tjetër edhe Prishtina kërkon tre pikët për tu afruar sa më shumë me pozitën e tretë në tabelë, pozitë që i dërgon në Evropë.

Ndeshja fillon nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Gjoka, Lushtaku, Kuka, Hussein, Veliqi, Kastrati, Thaqi, Dervishaj, Da Silva, Bintsouka, Zeka.

Prishtina: Nika, Hamiti, Pllana, Useini, Mici, Pefqeli, Gashi, Hyseni, KRyeziu, Krasniqi, Uka./IndeksOnline/