75 Mall Live Search
16:50 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / MSH

Përfundon takimi trepalësh në Ohër

Ka përfunduar takimi trilateral mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përfundimi i këtij takimi i lë vend deklarimi të palëve për të përfunduar me konferencën e Borrellit për media.

Kujtojmë se në këtë takim u diskutua për aneksin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.