75 Mall Live Search
17:31 / E Hënë, 20 Mars 2023 / AR

A po bëhen bashkë kundër Kurtit? Kërkohet bashkëpunim nga krerët e partive opozitare

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj njofton se sot u ka dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve të partive politike opozitare të cilët kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut.

Molliqaj thotë se marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën, andaj siç thotë ai “bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdosshmëri”.

“Sot, në emër të PSD-së, u kam dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve të partive politike opozitare, z,Krasniqi, z.Abdixhiku, z.Limaj dhe z.Murati, të cilët kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut.Marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën. Prandaj bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdosshmëri”, shkruan ai./Indeksonline/