Ronaldinho 43 vjeç, por vazhdon të jetë mjeshtër i topit edhe sot

Ish-futbollisti më i mirë në botë, Ronaldinho duket se nuk i ka harruar ende mjeshtëritë e tij me topit që e bëjnë atë përgjithmonë si një nga futbollistët më të veçantë ndonëjherë.
Ronaldinho do të mbushë 43 vjeç por karizma, teknika dhe stili i tij i lojës janë të pakrahasueshme.
Këtë e ka dëshmuar edhe në një aktivitet human ku çdo prekje e topit nga ai dukej art.
Dinho ishte ai që bëri miliona njerëz në botë të dashurohen me futbollin dhe mbetet ikonë e këtij sporti./Indeksonline/