Doarsa Kica-Xhelili: Pushteti popullist po degradon sistemin tonë të drejtësisë

Përmes një video të publikuar në faqen zyrtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetja e këtij subjekti politik, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar qeverinë Kurti.
Xhelili kritikon qeverinë për uljen e pagave dhe për faktin që nuk është bërë padia për gjenocid.
“Qeveria uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid.” – thotë Kica-Xhelili në videon e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të LDK-së.
Ajo Qeverinë e ka quajtur të paaftë e cila justifikohen në emër të së kaluarës, duke kujtuar që ky pushtet, pjesë e të cilit ishte edhe Kica-Xhelili, ka bërë dy vite në pushtet dhe synimet ishin tjera.
“Dy vite më parë, kishim fjalë për një të ardhme ndryshe nga e kaluara. Sot kemi justifikim të paaftësisë së të tashmes në emër të së kaluarës.
Në këtë video ajo tha se pushteti nuk i merr parasysh kritikat dhe si rezultat ligjet vazhdimisht rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese.
“Sot, ligjet vazhdimisht rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese. Sepse asgjë s’po merret parasysh. Asnjë kritikë. Asnjë shqetësim.” – tha ajo. /IndeksOnline/