75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / MSH

Vazhdojnë punimet për një pjesë të Unazës së Qytetit në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografi nga punimet që po vazhdojnë për finalizimin e Unazës së Qytetit.

Unaza, punimet e së cilës ishin ndërprerë një kohë, janë rikthyer tashmë në lidhjen e komunikacionit që pritet të bëjë në hyrje të kryeqytetit.

Në fotografitë e ndara nga kryetari Rama shihen kamionë e punëtorë të cilët po kryejnë gërmimet e fundit ku parashihet të zgjërohet rruga.

“Po vazhdojnë punimet në realizimin e përmbylljes së një pjese të Unazës së Qytetit” ka shkruar i pari i kryeqytetit.