Reagon, avokati i Sylejman Selimit “ditën e djeshme nuk është intervistuar klienti im”

Pas publikimit të lajmit në “IndeksOnline” se “Sylejman Selimi është intervistuar nga EULEX”, ka reaguar avokati i tij Artan Qerkini.
Ai ka thënë se ditën e djeshme nuk është intervistuar klienti i tij Sylejman Selimi nga EULEX, e as nga ndonjë strukture tjetër ligj zbatuese me mandat për te ushtruar veprime procedurale ne Republikën e Kosovës.
Ne lidhje me lajmin e publikuar ne mediumin tuaj se “Sylejman Selimi është intervistuar nga EULEX”, ju bëjmë me dije se ditën e djeshme z. Selimi nuk është intervistuar nga EULEX, e as nga ndonjë strukture tjetër ligj zbatuese me mandat për te ushtruar veprime procedurale ne Republikën e Kosovës.
Prandaj, për hir te informimit te drejte te opinionit publik kërkojmë nga Ju qe lajmin ta demantoni.