75 Mall Live Search
20:01 / E Enjte, 23 Mars 2023 / L K

Chollet për marrëveshjen e Ohrit: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes në BE

Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se Kosova tani është më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE.

Chollet i bëri këto komente pas bisedës telefonike që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, duke e uruar të parin e Qeverisë për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.