Arrestohet personi që e sulmoi taksistin te Rruga ‘B’ (Foto)

Është arrestuar i dyshuari i cili mbrëmë pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një taksist të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21 e 30 minuta te Rruga ‘B’ në Prishtinë.
IndeksOnline ka raportuar mbrëmë për rastin duke sjell edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/
