75 Mall Live Search
00:01 / E Hënë, 27 Mars 2023 / C E

Tottenhami konfirmon trajnerin e ri pas largimit të Antonio Contes

Tottenham Hotspur njoftoi zyrtarisht këtë të diel për largimin e Antonio Contes.

Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi, ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Klubi londinez gjithashtu konfirmoi emrat e atyre që do të udhëheqin skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

“Cristian Stellini do të marrë skuadrën si Ushtrues i Detyrës së Trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner”, thuhet në njoftim.