75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 28 Mars 2023 / AR

Bebe fiton çmim në “iHeartRadio Music Awards 2023” për këngën “I’m Good” me Guettan

Është rikthyer mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2023”.

Ceremonia prestigjioze u zhvillua të hënën në “The Dolby Theatre” në Los Angeles.

Të nominuara kanë qenë edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua ka qenë e nominuar gjithsej në shtatë kategori, por nuk ka arritur të shpërblehet me ndonjë çmim.

Artistja me origjinë nga Dibra në anën tjetër u përfshi në dy kategori dhe fitoi ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ për “I’m Good (Blue)” me David Guettan.