18:50 / E Martë, 28 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Thuhet se janë në një romancë, por Selena dhe Zayn njihen me njëri-tjetrin prej vitesh

Historia e dyshes Selena-Zayn mund të ketë nisur dy vite më parë.

Selena e cila ka shijuar një takim romantik në New York me ish e Gigi Hadidit, Malik thuhet se kishin flirte me njëri-tjetrin edhe shumë vite më parë.

Të dy thuhet se ishin njohur në vitin 2012, kur mikesha e ngushtë e Selenës, Taylor Swift ishte në lidhje me ish-kolegun e Zayn në “One Direction”, Harry Styles.

“Kishte diçka mes tyre vite më parë, kur Taylor dhe Harry ishin në lidhje, nuk më habit aspak që ata mund të jetë bashkë”, tha një burim i industrisë, shkruan DailyMail.

“Zayn e njeh Selenën prej vitesh dhe është shumë i interesuar për të. Ai gjithmonë e ka admiruar atë dhe mendon që ajo është një person i mrekullueshëm si brenda ashtu edhe jashtë”, tha më tej burimi.