75 Mall Live Search
17:21 / E Enjte, 30 Mars 2023 / Gj. Sh

Nënshkruhet marrëveshja 400 mijë euroshe për ndërtimin e stadiumit në Malishevë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka nënshkruar marrëveshje me Komunën e Malishevës për ndërtimin e infrastrukturës së stadiumit të qytetit “Liman Gegaj”.

Ky memorandum është nënshkruar në mes të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe ministrit të MKRS-së, Hajrullah Çeku, ndërsa vlera e investimit do të jetë rreth 400 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Për këtë qëllim, sot ministri Çeku e ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur nga kryetari Kastrati, ndërsa pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, është vizituar edhe stadiumi i qytetit.

“Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive, përkrahje e të rinjve, duke mos lënë anash për asnjë moment as trashëgiminë kulturore, është një nga synimet dhe angazhimet tona të vazhdueshme, dhe në funksion të jetësimit të projekteve të kësaj natyre, në do të jemi çdo herë të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe partnerë e donatorë të ndryshëm”, ka thënë kryetari Kastrati  gjatë takimit me ministrin Çeku.

“E falënderova ministrin Çeku për nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe shpreha gatishmërinë tonë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë përmes projekteve konkrete”,  tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati./IndeksOnline/