75 Mall Live Search
17:58 / E Enjte, 30 Mars 2023 / Gj. Sh

Ndryshon orari i ndeshjeve të Superligës së Kosovës

Ndeshjet e futbollit në Superligën e Kosovës këtë fundjavë do të luhen me orar të ri.

Ndeshja kryesore e javës do të zhvillohet në suharekë, aty ku Ballkani do të jetë nikoqire e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Lideri aktual i Superligës, Drita do të luaj në shtëpi ndaj Drenicës.

Një ndeshje mjaftë interesante do të jetë edhe ajo mes Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Skuadra e Llapit do të jetë nikoqire e Malishevës, ndërsa në Klinë, Dukagjini e pret skuadrën e Ferizajit.

Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen ditën e shtune, më fillim nga ora 15:00./IndeksOnline/