Audi tërheq 330,000 vetura në Gjermani, këto janë modelet e prekura
Audi ka tërhequr 330,000 automjete në Gjermani për shkak të një problemi elektrik në to.
Kompania thotë se disa automjete kanë probleme me lidhje elektrike me ngrohëset duke shkaktuar zjarre. Një pjesë e konsumatorëve raportuan në Audi se ata ndienin djegie në makinat e tyre, duke bërë që kompania të ndërmerr një investigim.
Një zëdhënës i Audi ka thënë se ky problem është shfaqur në modelet A4, A5, A5 Cabriolet dhe Q5 të ndërtuara në mes të prillit 2011 dhe majit 2016. /IndeksOnline/