75 Mall Live Search
23:34 / E Enjte, 30 Mars 2023 / Gj. Sh

Prishtina rikthehet të luaj në “Fadil Vokrri”

Prishtina pas disa muajve do të rikthet të luaj në stadiumin ”Fadil Vokrri”.

Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se ndeshjen e radhës ndaj Trepçës ’89 do ta luaj në shtëpi, shkruan IndeksOnline.

“Rikthehemi në shtëpi. Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë. FC Prishtina – Trepça ‘89”, ka shkruar Prishtina në faqen e vet në Facebook.

Prishtina është detyruar të luaj jashtë stadiumit ”Fadil Vokrri” për shkak të ndeshjeve  kualifikuese të Kosovës për Euro 2024./IndeksOnline/