75 Mall Live Search
10:53 / E Premte, 31 Mars 2023 / B O

Kurti takon ambasadorin, 4 muaj para se ty mbyllet përfundimisht ambasada norvegjeze në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në paraditen e sotme, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës.

“Diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë do t’i mbyllë përgjithmonë dyert me 31 korrik të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar ambasada norvegjeze para pak javësh për Indeksonline.