75 Mall Live Search
13:41 / E Premte, 31 Mars 2023 / B O

Londra është “e kuqe”, Arsenali merr dy çmimet e muajit Mars

Arsenali ka marrë dy çmimet kryesore të muajit Mars.

Mikel Arteta është shpallur trajneri më i mirë i muajit, ndërsa Bukayo Saka çmimin si lojtari i muajit.

Arsenali ka marrë të gjitha pikët nga katër ndeshjet e marsit, ndaj Everton, Bournemouth, Fulham dhe Crystal Palace.

Ky është çmimi i katërt për Artetan këtë sezon dhe në rast se e fiton edhe një muaj këtë çmim gjatë këtij sezoni, do e barazoj rekordin që e mban Jurgen Klopp me pesë herë./Indeksonline/