75 Mall Live Search
17:30 / E Premte, 31 Mars 2023 / MSH

PDAK i bashkohet Marshit për Drejtësi

Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës ka bërë thirrje për bashkim në marshin e 2 prillit.

Kryetari i kësaj partie, Qazim Rrahmani, ka bërë thirrje për të marshuar, për të mbrojtur vlerat e UÇK-së dhe mbështetur kontributin e idealin e shumë djemve dhe vajzave të Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, respektivisht ju bëj thirrje popullit tim bashkëkombasëve nga Komuniteti im Ashkanli, ju ftoj që me datën 2 Prill 2023 nga ora 14:00 të jemi të gjithë së bashku në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të MARSHOJMË PËR DREJTËSI.

Për të mbrojtur vlerat e tri 3 shkronjave me vlerën më të madhe të historisë së Kosovës, UÇK poashtu, për të mbështetur idealin dhe kontributin e shumë djemve dhe vajzave më të mirë që kishte Kosova, luftëtarëve e heronjëve të UÇK-së, dhe për të dëshmuar që populli i Kosovës është me ata që gjinden në Hagë padrejtësisht me shpresë e kërkesë që ata të lirohen nga këto akuza fallco e të padrejta.

Marshojmë për Drejtësi 

Me respekt, Qazim Rrahmani

Kryetar i PDAK-së.