75 Mall Live Search
16:09 / E Diele, 02 Prill 2023 / LB

Marsh edhe në Hagë/Mobilizohen shqiptarët në diasporë

Nesër në Hagë pritet të filloj procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UCK-së. Pikërisht, para fillimit të procesit shqiptarët në diasporë janë mobilizuar për të mbajtur një protestë, me rastin e fillimit të këtij procesi gjyqësor.

“Mobilizohemi, bashkohemi dhe udhëtojmë drejt Hagës. Për të gjithë të interesuarit nga Köln dhe Düsseldorf, ne tashmë kemi siguruar edhe një autobus për transport falas për në Hagë.Grumbullimi bëhet më 3 prill në orën 04:45 të mëngjesit dhe nisja pastaj në orën 05:30.”, ka shkruar njëri ndër organizatoret, Dukagjin Elezi.

Kujtojmë se sot në Prishtinë është zhvilluar një marsh masiv në solidarizim me çlirimtaret që ndodhen në Hagë.