75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 03 Prill 2023 / B O

Rafa Benitez afër rikthimit në Premierligë

Rafael Benitez është afër rikthimit në Premierligë. Trajneri i famshëm spanjoll raportohet se është në bisedime me Leicester Cityn.

Skuadra angleze dje e ka shkarkuar trajnerin e tyre, Brendan Rodgers dhe opsioni i tyre i parë për pankinë është Benitez.

Ish-kampioni i Evropës me Liverpoolin ka gati 1 vit që është i papunë dhe është i interesuar për rikthimin në detyrë.

Në rast se nuk merret vesh me Benitez, Leicester do të shqyrtojë mundësinë e nënshkrimit me Solskjaer ose Lampard./Indeksonline/