75 Mall Live Search
16:27 / E Martë, 04 Prill 2023 / MSH

Prishtina Parking avancon shërbimet: njofton banorët rezident 3 ditë para skadimit të kartelës së rezidentit

Prishtina Parking ka njoftuar s, që nga 22 shkurti i këtij viti ka filluar të njoftojë banorët lidhur me skadimin e kartelave mujore apo vjetore.

Kjo po bëhet me qëllim të evitimit të gjobave ndaj banorëve resident.

“Duke parë suksesin e njoftimit në minutën e 50-të për skadim të kohës së parkimit, njoftim ky i cili ka rritur volumin e SMS-ve të pranuar për pagesë nga qytetarët e gjithashtu, ka reduktuar gjobat për rreth 20%, është vlerësuar se është e nevojshme që edhe banorët rezident të njoftohen për skadimin e kartelës mujore/vjetore” thuhet në njoftimin e Prishtina Parking.

Sipas tyre, derimë sot janë dërguar mbi 1500 mesazhe me njoftim për banorët rezident.

Ky është njoftimi i plotë:

Me qëllim që të evitohen gjobat ndaj banorëve rezident, N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A. nga 22 shkurt 2023 ka filluar që përmes SMS nga zyra e shërbimit ndaj konsumatorëve të njoftojë banorët rezident lidhur me skadimin e kartelave të tyre mujore apo vjetore. Ky njoftim për banorët rezident realizohet 3 ditë përpara skadimit të kartelës. Deri më sot, janë dërguar mbi 1500 SMS për njoftim të banorëve rezident lidhur me skadimin e kartelave. 

Duke parë suksesin e njoftimit në minutën e 50-të për skadim të kohës së parkimit, njoftim ky i cili ka rritur volumin e SMS-ve të pranuar për pagesë nga qytetarët e gjithashtu, ka reduktuar gjobat për rreth 20%, është vlerësuar se është e nevojshme që edhe banorët rezident të njoftohen për skadimin e kartelës mujore/vjetore.