Arrestohet një person në Zubin Potok, pengoi policinë që po intervenonte në një rast dhune në familje

Policia dje ka arrestuar një perosn në fshatin Jesenovik e Ulët në Zubin Potok, pasi i njëjti kishte penguar policinë në kryerjen e detyrës zyrtare.
Teksa policia po intervenonte në parandalimin e një rasti të dhunës në familje, i dyshuari kishte penguar zyrtarët policorë, transmeton Indeksonline.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:58.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin policor.