Në sheshin e Prishtinës fillon regjistrimi fizik për garën e të shtunës “Istogu Trail”

Edicioni i parë i “Istogu Trail Epopeja e Prillit-Izet Shatri” në Istog po afron. Këtë të shtunë, me datë 8 prill do të mbahet edicioni i parë i “Istogu Trail Epopeja e Prillit-Izet Shatri” në Istog.
Gara e vrapimit do të mbahet në dy distanca, 13.3 kilometra dhe 28 kilometra.
Afati i regjistrimit mbaron sot dhe për këtë organizatorët kanë mundësuar regjistrimin fizik në pikën që ndodhet afër teatrit në sheshin e Prishtinës.
“Istogu Trail” është garë që zhvillohet në nderim të dëshmorëve të kësaj ane dhe deri më tani prezencën e kanë konfirmuar garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi./Indeksonline/