75 Mall Live Search
20:24 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / AR

Dramë mes Getinjos dhe Vivienit? Dyshja ndjekën sërish në Instagram

Gjatë ditës së sotme mediat rozë janë ‘pushtuar’ me lajmet për çiftin Getinjo-Vivien.

E gjithë kjo erdhi pasi të dy publikuan fotografi në “Instastory” përmes të cilave reperi informoi se ka nevojë për pak qetësi, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu, morën një hap tjetër duke hequr nga ‘follow’ njëri-tjetrin në Instagram.

Mirëpo, e gjithë kjo duket se ka qenë veç një dramë mes tyre.

Me një hulumtim në llogaritë e tyre vërejmë që dyshja po ndjekin njëri-tjetrin, si dhe fotografitë e përbashkëta ende i mbajnë në profil.

Gjithashtu, të dy i ka hequr “Story-t” e publikuara ku kanë dhënë këto paralajmërime.

Më poshtë keni postimet e dyshes që i kanë publikuar orë më parë./Indeksonline/