75 Mall Live Search
07:35 / E Enjte, 06 Prill 2023 / AR

Shakira u largua nga Spanja, Pique kapet duke u puthur me Clara-n

Pasi Shakira u largua përfundimisht nga Barcelona të dielën për të nisur jetën e re me fëmijët e saj në Miami, Gerard Pique ka mbetur vetëm në qytetin spanjoll me partneren e tij Clara Chia.

Pasi nuk ka më Shakira për të ndjekur në Barcelonë, duke kërkuar reagime apo foto paparacësh, ish-futbollisti duket se po e jeton më lirshëm lidhjen me 23-vjeçaren.

Në të njëjtën ditë që Shakira dhe fëmijët e tyre Milan dhe Sasha u larguan nga Spanja me një avion privat për në Miami, Pique u kap nga revista Diez Minutos duke u puthur me Clara Chia në Andorra. Ata raportohet se janë shoqëruar nga prindërit e Gerardit për të ndjekur ndeshjen mes Andorrës dhe Malagës.

Në foton që shfaqet në kopertinën e revistës, të dy janë të veshur në të zeza dhe shihen duke u puthur.

Çifti vazhdon të tregojë se lidhja e tyre po shkon mirë. Është shumë e zakonshme t’i shohësh duke shfaqur dashuri për njëri-tjetrin, nuk mungojnë përkëdheljet dhe puthjet në publik, pavarësisht gjithë turbullirave që ka shkaktuar romanca e tyre.