75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 06 Prill 2023 / MSH

Arrestohet një person në Viti, nuk i ishte ndalur me veturë policisë

Një person është arrestuar në Viti pasi i njëjti nuk i është ndaluar me veturë zyrtarit policor.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë e Epërme, dje rreth orës 20:00.

Në njoftimin policor bëhet e ditur se gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një maskë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.