75 Mall Live Search
11:17 / E Enjte, 06 Prill 2023 / A. M.

“A po doni t’ia shtini flakën naj kerri” – Haki Abazi i drejtohet me akuza deputetit të pavarur

Deputetët e Listës Serbe janë kthyer në Kuvendin e Kosovës, pas pesë muajsh mungesë.

Të enjten ata kanë zënë ulëset e tyre në Kuvend.

Rikthimi i tyre është përcjellë edhe me debat mes deputetësh. Ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, që iu drejtua deputetit të regjistruar si i pavarur, Adem Hoxha me akuza se në Kuvend vjen “veç për para”.

Po ashtu Abazi i është drejtuar Hoxhës, i cili ndonëse i regjistruar si i pavarur është pjesë e GP të Listës Serbe, edhe me fjalët se “a po doni t’ia shtini flakën naj kerri”.

Deputetët e rinj të Listës Serbe ishin betuar në mes të nëntorit, para se 9 të kaluarit të dorëhiqeshin, pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.