Vajza Gani Gecit i reagon Hashim Thaçit: Babain tim s’ka mundur ta shkatërroj as UDB-ja!

Deputetja e LDK-së, Marigonë Geci, vajza e ish-deputetit Gani Geci, ka folur sot në Kuvend për “Komunikatën nr. 59” të UÇK-së. Ajo thotë se ish-Presidenti Hashim Thaçi ka tentuar ta shkatërrojë familjen e saj.
Në fund të fjalës së saj, ajo ka thënë se familjen dhe babanë e saj nuk ka arritur shkatërrojë as pushteti serb i Slobodan Millosheviqit dhe as Thaçi.
“Mbajeni në mend të gjithë ju se familjen time dhe babain tim nuk ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja [shërbimi sekret serb] e Millosheviqit, e jo më Hashim Haxhi ‘Polari’ prej Broje”, ka thënë Geci.