75 Mall Live Search
23:56 / E Enjte, 06 Prill 2023 / Gj. Sh

Shtëpia e Messit ”sulmohet” nga Hajdutët

Mbrëmë, disa persona me kapuç kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e Lionel Messit (lojtar i Paris Saint-Germain), në Barcelonë.

Sipas “Antena 3”, e cila kishte akses në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, disa hajdutë, të veshur me të zeza dhe me maska ​​skish, u hodhën nga muri dhe u futën në lëndinën e shtëpisë së sulmuesit argjentinas.

Ata u përpoqën të hapnin dyert dhe dritaret, por dështuan. Më pas ata vendosën të largoheshin nga vendi i ngjarjes para se të arrinte policia spanjolle.