Theret me thikë një femër në Prishtinë

Një mashkull ka therur me thikë një femër të enjten rreth orës 11:00 në rrugën “Mic Sokoli” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar nga spitali.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka therë me thikë viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet në lidhje me rastin janë ende duke vazhduar./IndeksOnline/