Kapet hajni i barnatores

Pas një pune hetimore intensive është identifikuar dhe arrestuar personi i cili ka kryer disa vjedhje në një barnatore në Prishtinë me datën 13 shkurt dhe 30 mars të këtij viti.
Policia ka bërë të ditur se vlera monetare e dëmit sillet 520 euro, transmeton IndeksOnline.
Barnatorja që ka qenë cak e këtij personi ndodhet në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/