Berlusconi flet nga spitali: Është e vëshirë, por…

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, u diagnostikua të enjten me leuçemi kronike dhe një infeksion të mushkërive, çka i shkaktuan vështirësi në rrugët e frymëmarrjes.
Ai u shtrua në spital, ku ndodhet në terapi intensive, por në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, sipas raportimit të medietve italiane.
“Është e vështirë, por do t’ia dalë edhe kësaj radhe. Edhe në situata të vështira dhe delikate kam arritur të ngrihem sërish në këmbë”, mësohet të ketë thënë Berlusconi nga spitali ku po mer trajtimin e nevojshëm.