Shqiptar i vërtetë, Hysaj, Sarrit: Do të luaj qoftë edhe me një këmbë mister

Elseid Hysaj është surpriza më e ëmbël e trajnerit Maurizio Sarri, një besnik i tij që prej kohëve të Empolit, duke e ndjekur në Napoli dhe aktualisht te Lazio. Pas sezonit të parë me dritëhije, tashmë Hysaj është titullar i padiskutueshëm e madje ka arritur të eklipsojë italianin Lazzari.
Ofron siguri në krahët e mrojtjtjes, është pozicional dhe shumë i saktë në pasime por edhe me kurajo për të dalë përpara. Hysaj ka fituar zemrat e tifozëve dhe një bonus të rëndësishëm e fitoi edhe pas derbit të Romës ku Lazio fitoi 1-0.
Mediat në vendin fqinjë zbulojnë një prapaskenë interesante përpara sfidës, pasi mbrojtësi kuqezi vuante nga një dëmtim por nuk pranoi të hiqte dorë.
Në dyshim për shkak të ndrydhjes në kavilje, Sarri e pyeti nëse mund të luante dhe Hysaj u përgjigj: “Do të luaj qoftë edhe me një këmbë mister”.
Shqiptar i vërtetë mbrojtësi shkodran i cili nuk e braktis trajnerin në asnjë moment, madje edhe kur një dëmtim i rëndësishëm mund të kushtëzojë paraqitjen e tij në fushën e lojës.