75 Mall Live Search
14:19 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / Gj. Sh

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Ballkani – Malisheva

Sot zhvillohen dy ndeshje të vlefshme për javën e 28-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual, Ballkani do të jetë nikoqire e skuadrës së Malishevës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, dhe fillon në ora 15:00.

Ballkani është aktualisht në vendin e dytë me 54 pikë, një më pak se lideri Drita, kurse Malisheva gjendet në pozitën e shtatë me 29 pikë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Kuç, Thaqi, Jashanica, Dellova, Astrit Thaqi, Emërllahu, Harmon, Korenica, Zyba, Rrahmani.

Malisheva: Gashi, Pira, Bihorac, Kryziu, Veliu, Mustafa, Vitija, Xhaka, Maliqi, Hajdari, Tolaj./IndeksOnline/