75 Mall Live Search
20:05 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / C E

Lazio – Juventus, formacionet zyrtare për derbin e javës në Serie A

Lazio dhe Juventusi do të takohen sonte në derbin e javës së 29-të në Serie A.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”, me fillim prej orës 20:45.

Lacialët janë në pozitën e dytë në tabelë me 55 pikë, kurse “Zonja e Vjetër” renditet e shtata me 44 pikë.

Formacionet zyrtare:

Lazio: Provedel; Marusic, Casale, Romagnoli, Hysaj; Milinkovic Savic, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic.