75 Mall Live Search
22:49 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / C E

Lazio nuk “lëshon” terren në “luftën” për Champions, “shqiponjat” triumfojnë ndaj Juventusit

Lazio ka arritur të triumfojë në supersfidën e mbrëmjes së sotme, të vlefshme për javën e 29-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, teksa në “Stadio Olimpico” kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Të parët avantazhin e morën vendasit ku pas një përgjumje të mbrojtjes “bardhezi”, “katalizatori” i mesfushës së Lazio, Sergej Milinkovic-Savic ndëshkon polakun Szczesny me një goditje të lehtë brenda zonës në minutën e 38’-të të sfidës, por vetëm 4 minuta më vonë kësaj radhez, “katalizatori” i mefushës së Juventus, Adrien Rabiot përfiton nga një rrëmujë në zonën e “shqiponjave” duke vendosur baraspeshën në fundin e pjesës së parë.

Për të “hipotekuar” fitoren e vendasve mendoi Matteo Zaçagni, i cili pas një asistimi fantasik në zonë nga “arkitekti” spanjoll i mesfushës, Luis Alberto mposht tepër lehtë me një goditje brenda zonës polakun e portës juventine, duke e çuar rezultatin në shifrat 2 me 1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fundin e sfidës.

Me këtë rezultat Lazio mbetet në vendin e 2-të në Serie A dhe shkon në 55 pikë duke mbajtur gjallë shpresën për një “biletë” Championsi për sezonin e ardhshëm. Ndërkaq, Juventus mbetet në vendin e 7-të me 44 pikë dhe mbetet sërish në garën për një vend në zonën e Evropës.