Sulm në Bregun Perëndimor, forcat izraelite vrasin një palestinez

Një palestinez mbeti i vrarë gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Aqabat Jaber në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë të shkurtër se “forcat e sigurisë kryen një operacion në Akrabat Jaber”, pa dhënë detaje. Ky operacion u zhvillua një ditë pas funeralit të dy të rinjve izraelitë që u vranë të premten në një sulm palestinez në zonën e Jerikos.
Kujtojmë se një turist italian 35-vjeçar u vra dhe pesë të tjerë u plagosën të premten e kaluar në Tel Aviv në një sulm terrorist me makinë.
Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës brenda pak orësh, pasi dy motra u vranë më herët kur makina me të cilën ishin u qëllua me breshëri plumbash në Bregun Perëndimor./abcnews.al/
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte urdhëruar policinë të mobilizojë të gjithë rojet kufitare rezervë dhe ushtrinë izraelite të mobilizojë forca shtesë për t’i bërë ballë sulmeve terroriste.