Xavi shpreson që Busquets të mbetet në Barcelonë

Xavi Hernandez nuk ka hequr ende dorë nga Sergio Busquets.
Mesfushori spanjoll është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Barcelonën dhe flitet se do të largohet nga Camp Nou gjatë verës që vjen.
Mirëpo, trajneri katalunas shpreson që ta bindë veteranin e mesfushës që të vazhdojë të luajë në Barcelonë së paku edhe një vit tjetër.
Xavi beson se ish-përfaqësuesi spanjoll mund të japë kontribut edhe një vit në klubin spanjoll.
Tash, topi mbetet tek Busquets, i cili për momentin është i pavendosur.