Dhuna në familje/ Pesë raste brenda 24 orëve

Pesë raste të dhunës në familje, janë raportuar brenda 24 orëve. Tri raste janë rapoortuar në Prishtinë, një në Prizren dhe një në Obiliq.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pasi iu ka kërkuar para prindërve të tij, viktimave kosovar, i ka fyer dhe ofenduar, gjë e cila ka ngjallur frikë te viktimat pasi që nuk ishte rasti i parë i sjelljeve të tilla. Të dyshuarit iu është ofruar tretman mjekësor në klinikën e psikiatrisë por i njëjti është liruar nga mjeku. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Obiliq: Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij bashkë me bashkëshorten (dy të dyshuarit) pas një mosmarrëveshje verbale kanë shkaktuar dhunë në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullte.
Prishtinë: Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është kanosur verbalisht me vrasje nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë: Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar te dera e ish bashkëshortit të saj të dyshuarit mashkull kosovar për tu dërguar ushqim fëmijëve të saj –tyre, është sulmuare fizikisht nga i dyshuari . Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.
Prizren: Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht. Po ashtu viktima ka njoftuar se bashkëshorti i saj posedon edhe armë dhe municion. Njësitë relevante policore kanë gjetur dhe sekuestruar një AK47 me një karikator dhe 420 fishek si dhe një revole me dy karikator dhe 176 fishek. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe është në kërkim policor, rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/