Rruga e dëmtuar në Fushë Kosovë që po shkakton telashe për banorët

Një rrugë është shndërruar në telash për dhjetëra banorë të Fushë Kosovës.
Bëhet fjalë për rrugën “Hamdi Grajqevci”, e cila është e dëmtuar tash e disa kohë.
Banorët janë të pakënaqur me përgjigjet e Komunës sa i përket thirrjes së tyre për rregullim të saj.
“Është shumë e dëmtuar dhe nuk merret asnjë vendim nga Komuna. Kjo gjendje është që një vit, ndërsa ne banorët dëmtohemi me veturat tona dhe askush s’na jep llogari” ka thënë njëri nga banorët për Indeksonline.
Më poshtë janë pamjet që tregojnë gjendjen e rrugës me asfalt të dëmtuar, gropa dhe puseta e mbushur me bërllog.



