75 Mall Live Search
21:41 / E Martë, 11 Prill 2023 / MSH

Komandanti i KFOR-it në Shqipëri, flet për sigurinë dhe mandatin në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it, Ristuccia u takua sot me ministrin Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingjin.

“Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me z. Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, dhe Gjeneral Brigade Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, dhe i falënderoi ata për kontributin e madh të Shqipërisë në KFOR”.

Ristuccia bashkë me zyrtarët shqiptarë të mbrojtjes foli për sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe përpjekjet e KFOR-it për siguri të qëndrushme në rajon.

“Ministri Peleshi dhe gjeneralmajor Ristuccia diskutuan për situatën e përgjithshme në zonë dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në mbarë rajonin”.

“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.