Shqiptari lajmërohet me video, thotë se nuk ka vdekur Florenc Beqiraj
Një shqiptar që jeton në Genevë të Zvicrës, Fidan Ademi ka përgënjeshtruar lajmin se ka ndërruar jetë Florenc Beqiraj në Francë.
Me anjë të një video, Ademi ka thënë se gjendja e Beqirajt ka shenja të vogla përmirësimi.
Ai pretendon se ka kontaktuar familjen e Beqiraj dhe se është gjallë. Mediat e Shqipërisë sot kanë dhënë lajmin se Florenc Beqiraj ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme./Indeksonline/