Princi Harry do jetë i pranishëm në kurorëzimin e Charles, e Meghan?

Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait, Mbretit Charles, në Londër më 6 maj.
Princi dhe Meghan njoftuan mediat britanike ditën e sotme, transmeton Indeksonline.
Dukesha e Sussex-it do të qëndroj në shtëpi në ShBA me dy fëmijët, Archie dhe Lilibet.
Muajin e kaluar, një zëdhënës i Harry-t konfirmoi se ka pranuar një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit./Indeksonline/