75 Mall Live Search
22:32 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / Gj. Sh

Peja fiton gjysmëfinalen e parë ndaj GE Yllit

Klubit Basketbollistik Peja, ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit, kundër Golden Eagle Yllit.

”Shqiponjat” fituan në palestrën e sporteve ”Karagaçi” me rezultat të ngusht 85-82, shkruan IndeksOnline.

Më i miri te KB Peja ishte Brad Waldow me 22 pikë e 10 kërcime ndërsa te GE Ylli ishte Bashir Ahmed me 18 pikë të shënuara./IndeksOnline/