75 Mall Live Search
00:00 / E Enjte, 13 Prill 2023 / AR

Ish-i i Johnny Depp flet për herë të parë pas gjyqit, ka një koment “pikant” për Amber Heard

Gruaja e parë e Johnny Depp, Lori Allison, e ka cilësuar Amber Heard si “të tmerrshme” pas gjyqit të çiftit për shpifje.

Dyshja kanë mbetur të afërt pas ndarjes dhe tani Lori që zbuloi se duke e parë atë në gjyq ‘ia theu zemrën’ dhe ajo ishte ‘e tmerruar’ se ai do të humbiste, shkruan DailyMail.

“E kisha takuar më parë, kisha qenë në festa në shtëpinë e tij dhe ajo dukej shumë e bukur dhe ishte e mrekullueshme.

Por me kalimin e kohës dhe unë dëgjoja gjëra për të – ai nuk dukej shumë i lumtur gjatë gjithë kohës. Nuk e pashë shumë, kështu që nuk mund ta them vërtet. Gjërat që më ndikuan më shumë ishin gjërat që ai tha në gjykatë – ndoshta qava disa herë sepse u ndjeva shumë keq për të”, tha ajo.