Vuçiq: Qeveria e Serbisë ka ndarë 28 milionë euro buxhet për serbët e Kosovës

Pikërisht në mesditë sot në Rashkë ka filluar takimi i zyrtarëve të Listës Serbe dhe drejtorëve të institucioneve me Republikën e Kosovës, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministra në Qeverinë e Serbisë, raporton kossev. Tema është gjendja e sigurisë politike, por edhe programi social dhe ekonomik për serbët në Kosovë, me të cilin presidenti serb filloi prezantimin e tij.
Programi ekonomik, i cili do të vijë nga buxheti i Republikës së Serbisë për serbët në Kosovë, është mbledhur në më shumë se shtatë pika dhe në total – 28 milionë euro.
Ai sot e ka shpalosur masat për serbët që jetojnë në Kosovë.
Një masë tjetër, e rëndësishme për të gjitha vetëqeverisjet lokale, siç theksoi ai, është fuqizimi ekonomik i personave të papunë, gjegjësisht personave pa të ardhura që jetojnë në territorin e Kosovës.
Siç vazhdoi ai, pika e tretë është përmirësimi i punës së institucioneve shëndetësore përmes punësimit të personelit të ri.
Ai saktësoi se bëhet fjalë për 50 mjekë të rinj dhe 50 infermierë të rinj.