Lista e zezë e Ten Hag, 13 lojtarët që do t’i largojë në verë nga Man United

Trajneri holandez, Erik Ten Haag planifikon një rindërtim të plotë të Manchester United për të luftuar për Premier League në sezonin 2023/24.
Ten Hag po synon revolucion në tregun e transfereve gjatë verës. Janë 13 futbollistë në listën e largimeve që Ten Hag nuk llogarit në ta.
Madje disa nga ta janë emra të njohur. Lista e largimeve më së paku kursen mbrojtësit me të cilët trajneri nuk është aspak i kënaqur.
Disa nga ta janë lojtarë të huazuar këtë sezon në liga të ndryshme.
Erik Bailly, Alex Tellex, Phil Jones, Victor Lindeloc, Amad Diallo, Brandon Williams, Aaron Wan-Bissaka, Donny Van de Beek, Anthony Elanga, Harry Maguire, Anthony Martial e Facundo Pellistri janë në listën e largimeve te Man United.
Por sipas shtypit anglez, Ten Hag nuk do ta kursejë as mesfushorin, Scott McTominay i cili po kalon në formë fanastike javëve të fundit./Indeksonline/