Al Nassr zyrtarizon trajnerin e ri

Pas largimit të Rudi Garcias, Al Nassr ka emëruar trajnerin e ri.
Tekniku kroat, Dinko Elicicic, tash e tutje do ta drejtojë skuadrën arabe, shkruan IndeksOnline.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi Al Nassr përmes një njoftimi zyrtar.
”Drejtuesit e klubit Al-Nasr vendosen të caktojnë menaxherin teknik të klubit, kroatin Dinko Elicicic për trajner të ekipit të parë të futbollit.
I urojmë suksese me Kupën e Botës ishalla.
Mund të njoftojmë se trajneri ynë U19, z. Dinko Jelicic do të jetë kryetrajneri i ri për ekipin e parë.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/